Kryeministri Rama postoi në Facebook një video e cila, me gjuhë shifrash, tregon trendin rritës të turizmit gjatë vitit 2022, krahasuar me një vit më parë.
Sipas tij në Shqipëri ka rreth:
4 herë më shumë vizitorë nga Spanja
97,1% më shumë vizitorë nga Britania
Rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda
Më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia
Dyfishim të vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave
“2022 një vit i mbarë për turizmin, duke vijuar trendin rritës krahasuar me vitin 2021, ndërsa shënoi edhe flukse të reja turistike që iu shtuan mysafirëve që ne si vend mikpresim çdo vit”. /sarandacity.al/