Bulevardi i ri priti edhe vizitorët e parë të huaj për këtë sezon. Ata janë nga Kosova, gjysma jonë, më tej nga Polonia e Ukraina, por edhe nga Japonia e largët.
Dy vajza polake shfrytëzuan platformën e bukur të shëtitores për të shprehur talentin e tyre në kërcim, kurse tek shëtitorja, tingujt e bukur të një kitare bas, tërhiqnin vëmendjen e kalimtarëve të shumtë.
Asahi ka dy muaj që shëtit me kitaren e tij nëpër Shqipëri dhe 5 dite i ka në Sarandë.
Ai thotë se i pëlqen ky qytet, se deti është shumë i bukur, dielli i ngrohtë dhe njerëzit shumë dashamirës.
“Prandaj dhe në këtë qytet kam qëndruar më shumë se në ç’do qytet tjetër të Shqipërisë. Mendoj që të ri dhe disa ditë, pasi ndjehem i relaksuar”, thotë ai. /sarandacity.al
https://youtu.be/SUTykhKF4hc