Një pjesë e madhe e elektoratit të PD-së është angazhuatr këtë të dielë në të ashtuquajturat Primare, zgjedhje e kandidatëve për krerë të Bashkive, për zgjedhjet lokale të majit 2023.
Është ajo pjesë e PD-së që udhëhiqet nga Berisha, pasi ka dhe një PD tjetër, ajo që ndjek Alibeajn, si kryetar në detyrë, më saktë Bashën e dorëhequr, por me sinjale rikthimi.
Gjithçka pritet ta vendosë pikërisht gjykata, një vendim që është shtyrë disa herë, ku përfundimisht do jepet verdikti se cila është PD-ja zyrtare, pra se kujt i takon selia dhe vula, të cilat për momentin mbahen nga Berisha.
Dhe, në këto zgjedhje, nuk merret në konsideratë pikërisht ky realitet, ai që mund t’i “hedhë në erë” Primaret, nëse vendoset që PD-ja zyrtare është ajo me kryetar Alibeajn.
Pos kësaj, Primaret nuk marrin në konsiderata “non grata”-n ndaj Berishës, rrjedhimisht dhe ndaj tyre, pas SHBA dhe Britania e Madhe nuk njeh asnjë produkt politik që rrjedh nga një “non grata”, pra nga Berisha në këtë rast. Kjo linjë qëndrimi ndiqet dhe nga BE, paçka se kjo e fundit nuk e ka aplikuar vendimi amerikano-britanik.
Kujtojmë se kandidatët për Primaret Sarandë janë:
Ardit Cikuli,
Armando Magllara,
Ilir Nikolla,
Spiro Vaso.
Kandidatët në Konispol:
Aleksandër Lokoshi,
Fatmir Shero.
Kandidatët në Delvinë:
Bati Çuçuri,
Ilir Mehmeti,
Hasan Alizoti. /sarandacity.al/