Shtetasit shqiptarë që vuajnë dënimin në institucionet e Greqisë do të mund të pajisen me dokumente biometrike.
Procesi ka nisur dhe tashmë 50 shtetas e kanë përfituar këtë shërbim.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri të ditur se pajisja me dokumente biometrike për shtetasit shqiptarë që vuajnë dënimin në institucionet e vuajtjes së dënimit të Greqisë po kryhet në bashkëpunim me autoritetet greke.
Projekti do të shtrihet edhe në shtete të tjera, ndërkohë që 190 mijë shërbime konsullore i janë ofruar shtetasve shqiptarë për 11 muajt e vitit 2022. /atsh/