Deputeti peqinas i opozitës, Dashnor Sula, vijon përpjekjen për t’u imponuar me gjeste, në mungesë të forcës së fjalës.
Së fundi, ai u shfaq në oborrin e parlamentit me një thes me ullinj e një degë ulliri.
Mesazhi: është kohë vaji, ullinj ka plot, por s’ka kush t’i vjelë dhe çmimi është tjejet i ulët.
“Ka kaq shumë prodhim dhe kjo është mund dhe djersë e fshatarëve. Atje punojnë gjatë gjithë vitit, por problemi fillon duke filluar nga vjelja se nuk ka njerëz se kush t’i vjelë. Sot 1 litër vaj ulliri ke fat nëse e shet me 4 mijë lekë të vjetra.
Qeveria nuk u jep asnjë subvencion fermerëve dhe fshatarëve për t’i ndihmuar. Qeveria nuk e di, ndaj ju bëj thirrje të heqin takat dhe të zbresin nga makinat e bukura dhe të shkojnë atje te fshatarët”, u shpreh Sula.
Së fundi, nga kryeministri rama ai është ironizuar me etiketimin gjel deti, për shkak të këtij shpendi që kultivohet në zonën e Peqinit dhe prirjes për të qenë gjel e jo pulë, në jetën parlamentare. /sarandacity.al/