Kryeministri Rama i ka kërkuar kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis që “kërkon falje” për deklaratat e bëra në lidhje me Greqinë, në të cilat tha se vendi ynë “mashtroi për të hyrë në Bashkimin Europian”, raporton kështu Protothema.
Pasditen e së hënës, dy liderët patën një takim privat në Tiranë, në kuadër të vizitës së kryeministrit grek në Shqipëri për Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Gjatë takimit të tyre, zoti Rama kërkoi falje për deklaratat në fjalë të transmetuara në faqen e Euractiv. “Më falni për disa deklarata të çuditshme që pashë që janë bërë, ato nuk përfaqësojnë situatën në Greqi sigurisht. Shpresoj të mos jeni shqetësuar”, tha kryeministri shqiptar, shkruan kjo media greke.
Në lidhje me vizitën e shtyrë të Mitsotakis-it në zonat e minoritetit grek në Shqipëri, zRama tha se “shpresoj që vitin e ardhshëm të gjeni kohë për të vizituar minoritetin grek.
Kur u thashë atyre (d.m.th. minoritarëve grekë) se çfarë dëshironi që ne të bëjmë për ju, ata më thanë: ‘Këtë e atë ose ndryshe na sillni Kyriakos Mitsotakis’. Kështu do të kursejmë edhe para nga buxheti ynë”.
“Ne i vlerësojmë shumë dhe kemi punuar shumë për të ruajtur këtë vëllazëri tradicionale mes kombit shqiptar dhe atij grek”, theksoi Rama,
Nga ana e tij, kryeministri grek potencoi afrimin e zgjidhjes së çështjes detare. “Besoj se jemi afër përparimit dhe zgjidhjes”. /sarandacity.al/