Sot në Sarandë në 82 vjetorin e rezistencës antifashiste janë rikujtuar figurat kryesore të kësaj lufte si Mujo Ulqinaku, Vasil Laçi, Kajo Karafili, Mitro Dhimërtika dhe anëtarë të tjerë që i bënë ballë pushtimit fashist në 7 Prill 1939.
Gjithashtu janë rikujtuar figurat sarandiote që e pritën me armë pushtuesin, si djaloshi Mitro Dhimërtika që ishte organizator i rezistencës për qytetin e Sarandës po ashtu dhe dëshmori i parë të këtij qyteti në këtë luftë.
“Akti i tij është më shumë se heroik në kushtet dhe rrethanat që u gjend Saranda, ai ishte vullnetar i parë i ndërgjegjhë për atë që po kryente. Si një qytetar ai shkoi me ndërgjegje të organizonte rezistencën.Ai erdhi nga Nivica bashkë me shokët e tij për të luftuar,ku gjatë kësaj lufte ai ra në frontin e parë të rezistencës antifashiste për të mbetur i pavdekshëm.Sot në 82 vjetorin e rezistencës antifashiste ne rikujtojme dhe nderojmë me mirënjohje dhe respekt të thellë të gjithë ata djem dhe burra që u rreshtuan kundër fashistëve.”, është shprehur Anastas Gurma, kryetar i Shoqatës së Ushtarakëve .
Anastas Gurma ka folur dhe për jetën dhe veprimtarinë e të ndjerit Rustem Peçi.
Në hapje të këtij takimi ka folur Neriman Gjivogli dhe është mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Komitetit Kombëtar Rustem Peçi dhe u lexua prej saj mesazhi i ngushëllimit që iu dërgua Komitetit Kombëtar.
Pjesë e këtij takimi ka qenë Ali Murtaj, kryetar i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe ka rikujtuar dhe njëherë rezistencën e djemve sarandiotë në 7 Prill 1939.
Një pyetje u ngrit nga një prej veteranëve pjesëmarrës të cilët prej vitesh kërkojnë që në Sarandë të vendosen bustet e 3 Vasil Laçi, Mitro Xhani dhe Lefter Talo.
Kjo kërkesë është paraqitur prej vitesh dhe Neriman Gjivogli, kryetare e Komitetit të Veteranëve dha një përgjigje se fondi përkatës për këtë shqetësim është vënë në dispozicion dhe bustet janë në përfundim e sipër dhe do të përurohet në Maj të këtij viti. /sarandacity.al/
681313 147276Hey this really is kinda of off topic but I was wanting to know if blogs use WYSIWYG editors or in the event you need to manually code with HTML. Im starting a blog soon but have no coding experience so I wanted to get advice from someone with experience. Any aid would be greatly appreciated! 191060
I’m extremely impressed together with your writing talents and also with the layout on your weblog. Is that this a paid topic or did you customize it your self? Either way keep up the excellent high quality writing, it’s uncommon to see a nice weblog like this one today!