Kroacia duket se po bën sërish historinë në një Botëror, si në të kaluarin e Rusisë, ku doli nënkampion. Ballkanasit çuan në shtëpi Brazilin pretendent nga 11-metërshat, pas një barazimi 1-1 në shtesat e lojës. 90 minutat përfunduan 0-0. Eliminimi i Brazilit, paçka pretendimeve të larta, nuk qe suprizë, duke parë lojrat jo bindëse deri më tani, me një sulm pa rezultatin e një makinerie golash.
Kështu, kroatët prekin gjysmëfinalen, ku do të ndeshen me amerikanolatinen tjetër, fqinje e Brazilit, Argjentinën. Një duel Leo Messi-Luka Modriç.
Argjentina, po me 11-metërsha, çoi në shtëpi Hollandën, pas një barazimi 2-2. /sarandacity.al/