Një gjerman do jetë ai i cili “do marrë në dorë” ekonominë dhe financat shqiptare në këto kohë krize.
Do jetë pikërisht një njeri i Merkelit, marrë nga Rama në rolin e këshilltarit, lajmëruar pikërisht nga ky i fundit.
“Kënaqësi e privilegj i veçantë që na bashkohet në rrugën tonë, si këshilltar i kryeministrisë për ekonominë e financat, Lars-Hendrik Röller, me të cilin patëm dy ditë intensive diskutimesh shumë të dobishme.
Lars-Hendrik Röller drejtoi politikat ekonomike dhe financiare të Kancelerisë Gjermane nga viti 2011 e deri në pranverën e këtij viti, duke mbuluar për një dekadë edhe rolin e Kryekëshilltarit Ekonomik të kancelares Angela Merkel. Në këtë rol drejtoi ndër të tjera edhe ekipin e negociatorëve gjermanë në forumet G7 dhe G20.
Prej disa muajsh ai ka marrë postin e Drejtorit të Bordit të Investimeve të BlackRock-ut, kolosi multinacional me qendër në Shtetet e Bashkuara, që menaxhon fondin më të madh në botë me rreth 10 trilionë USD”, shkruan shefi i qeverisë shqiptare.
Kështu, në një kohë rendje shqiptare drejt Gjermanisë, një gjerman vjen në Shqipëri për të kontribuuar në sektorin më delikat që nxit dhe më shumë debat. /sarandacity.al/
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.