Argjentina, dy herë kampione bote, prek për herë të tretë një finale Botërori, në përpjekje për të shkuar drejt tre kupave. Skuadra që ka për “motor” Messin, fitoi bindshëm 3-0 ndaj Kroacisë me “motor” Luka Modriçin, duke i çuar mesazh ballkanasve se deri këtu e kishin hapin jo më tej.
Një gol i Messit me penallti dhe dy të Alvarezit, një emër krej i ri, bëri që ekipi i cili e nisi Botërorin duke u mundur pabesueshëm nga Arabia Saudite, tashmë të jetë në finale dhe të pretendojë kupën e madhe.
Tashmë, amerikanolatinët presin përballjen Francë-Marok, për të mësuar se me kë do ndeshen në finalen e madhe të së shtunës. /sarandacity.al/