Altin Dumani, numri 2 i SPAK, do jetë numri 1 për tre vite, duke zëvëndësuar kështu Arben Krajën me mandat të përfunduar. Prokurori që që la “pa fjalë” dhe OMN-në(monitoruesit ndërkombëtarë) në vetting, për ndershmërinë që kishte, nga jeta modeste, njëherësh aspak i përfolur, u zgjodh nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të udhëhequr këtë Prokurori Speciale, e cila është nën kujdesin dhe mbrojtjen amerikane, për shkak të misionit delikat që ka: të godasë të paprekshimit e derisotëm, në krim e politikë.
Altin Dumani, mendohej se ishte dhe i preferuari i amerikanëve, bash për integritetin e lartë të tij.
Prokurori me origjinë dibrane njihet si njeriu që ka udhëhequr disa dosje të nxehta dhe që ka karakteristikë të profesionit të tij hetues çuarjen e një çështjeje deri në fund.
Ai rivalizoi me kolegët Ervin Kondili e Adnan Xholi, duke marrë më shumë vota së të dy në KLP.
Procesi u ndoq dhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Kështu, merr fund një sagë e cila u karakterizua dhe nga teori të shumta konspirative, siç vetë Kim e theksoi këtë fakt. Ndër to, ishte dhe ajo për një çarje Rama-Kim mbi kreun e ri të SPAK, pasi tjetër emër donte i pari e tjetër e dyta. /sarandacity.al/
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!