Presidenti Bajram Begaj vizitoi Delvinën, ku ndalesën e parë e pati te biznesi i bimëve medicinale, “Vera Natyral”, themeluar dhe menaxhuar nga Vera Çeço, një prej grave më të njohura të Delvinës.
Kreu i shtetit ishte fillimisht në Bashki, ku pati një bisedë me kryebashkiaken Majlinda Qilimi, ku u njoh me të kaluarën dhe aktualitetit e këtij qyteti me një dimension të veçantë historik.
Këtë, Presidenti Begaj e pa nga afër dhe në muzeun e ri të Delvinës, ku u suprizua me pasurinë e atyshme materiale.
Më pas, kohën më të madhe e kaloi te biznesi i Vera Çeços, duke biseduar me këtë të fundit mbi shumë bimë medicinale që mblidhen e përpunohen aty, për t’u çuar me pas për eksport.
Presidenti, në një bisedë të çlirët, kujtoi kohën e fëmijërisë kur dhe ai, si shumë fëmijë, gjatë stinës së verës mblidhte bimë medicinale, me të ardhurat e të cilave i siguronte vetes një palë pantolla të reja për sezonin e ri shkollor, një përvojë kjo fëminore e shumë brezave nën komunizëm.
Kreu i shteti mbeti edhe aty i surprizuar, nga Vera si bisnezmene dhe si njeri, kur u informua mbi personalitetin e saj human dhe miqësor.
Dhe gjithashtu, dha idenë se çajrat e saj duhej te tregëtoheshin dhe në lokalet vendase, në Sarandë e Delvinë, si një formë e promovimit dhe konsumit të produkteve vendase.
Kjo ishte e para vizitë e një presidenti në Delvinë, ndërkohë që më e fundit e një niveli të lartë(pa arsye elektorale), ka qenë në mesin e viteve ‘80 me Adil Çarçanin. /sarandacity.al/
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me? https://accounts.binance.com/es/register-person?ref=T7KCZASX