Ndërsa në frontin e mandarinës gjitthçka po shkon vaj, që nga prodhimi e deri te shitja, me përjashtim të fuqisë punëtore të pamjaftueshme për t’i vjelur, në frontin e vajit të ullirit po ka një krizë këtë vit, e cila vjen pikërisht nga mbiprodhimi. Kjo ka çuar në disnivel të kërkesës me ofertën, ç’ka këtë bërë që çmimi i vajit të jetë i ulët, deri dhe i pashitur dot. Që do të thotë se vetëm te gjetja e tregjeve të huaja është shpëtimi, pasi tregu vendas nga mbingopje.
Mirëpo siç është vënë re dhe me sy të lirë, mbjellja e ullinjve ka qenë trend këto vite, më parcela të reja gjithandej.
Për ministren e Bujqësisë, është një mbjellje e paplanifikuar, pra pa laps, duke dhënë efektin tani, me prodhim të lartë përballë një kërkese të ulët. “Janë rreth 10 milionë rrënjë në të gjithë vendin, të mbjella pa një strategji të qartë dhe kjo sjellë më pas dhe një mbiprodhim”, tha Frida Krifca, gruaja që drejton bujqësinë shqiptare.
“Kemi një prodhimtari të lartë të vajit të ullirit por dhe të prodhimit të ullirit. Vetëm 20% e tij tregtohet aktualisht si ullinj në tregun tonë, dhe 80% e ullinjve përpunohet në vaj ulliri”, tha ajo, duke shtuar se po punohet vazhdimisht edhe në kuadër ligjor edhe rregullativ.
Sipas saj, tashmë po punohet për gjetjen e tregjeve të huaja, diçka që kultivuesi janë kërkon qeverisë në këtë rast, siç drejton sytë nga qeveria sa herë diçka nuk shkon në mbjelljet e tij.
Krifca tha ka pasur së fundmi biseda me ministrin italian të Bujqësisë dhe ministrin francez, ka shprehur gatishmërinë për të fuqizuar më tej këtë sektor, me teknologji italiane por edhe për zgjerimin e tregjeve për të çliruar këtë problematikë.
“Është një punë në proces dhe po punojmë për ta adresuar”, tha Krifca duke shtuar se në vitin 2022 qeveria mbështeti me naftë sektorin e ullirit, pikërisht për të ulur koston e prodhimit për fermerët, ndërkohë që sektori i ullirit është futur edhe në IPARD 3. /sarandacity.al/