Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë rome, traditave dhe kulturës ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale.
Në orën 9:30 manifestuesit dhe pjesëtarë të komunitetit rom janë nisur nga Sheshi i Shatërvanit drejt shëtitores si një manifestim i identitetit kulturor të komunitetit rom nga Saranda dhe Çuka.
Ky manifestim është organizuar nga Shoqata e Romëve dhe ka patur mbështetjen e Kryetarit të Bashkisë, Adrian Gurma.
Ky i fundit, në fjalën e tij përshëndetëse ka uruar komunitetin rom për këtë ditë të rëndësishme për është shprehur se mbështetja nga Bashkia e Sarandës do të jetë gjithmonë për ta në çdo nevojë të tyren.
Kryetari i Shoqatës së Romëve të Sarandës, Ramiz Begani ka uruar pjesëmarrësit për festën dhe ka falenderuar Bashkinë Sarandë për mbështetjen e dhënë nga ky intitucion dhe në kohën e vështirë të epidemisë që kaluan vitin e kaluar.
Me muzikën që i karakterizon ky komunitet ka vazhduar festimet në shëtitoren e qytetit duke kërcyer dhe kënduar. /sarandacity.al/