Gazetari, botuesi dhe publicisti Mero Baze, një tepelenas me prani të zakonshme në Sarandë e gjithashtu në lidhje me qytetin, ka shpalosur dhe një talent poetik, krahas atij shkrues, teksa i ka kushtuar një poezi babait të tij.
Si ilustrim i saj, ai ka publikuar dhe një foto me të atin.
Siç dihet, Mero Baze është nga Peshtani i Tepelenës dhe, me ç’duket, ai ka shoqëruar të atij pikërisht aty, duke e vargëzuar këtë moment:
Udhëtimi i fundit i babait në shtëpinë e tij
Më kërkoi ta çoja te shtëpi e vjetër
Ku pllakat e çatisë, muret kanë kërrusur
Nuk kish porosi për të më lënë
As ndonjë sekret që të më bënte të lumtur.
Kish 30 vjet që ëndrrat i shikonte aty
Tek një rrugicë e shtrembër, mes dritareve dhe pragut
Mes një mani të bardh dhe dy caracëve me rrush
Ku harabelat fshiheshin prej akullit.
Shikonte i hutuar, sikur si kish parë kurrë
I dukej e vogël, shtëpia e vet
Shikonte nëse çuditesha dhe unë
Sa pak gjëra nga jeta e tij kishin mbet.
E kish zmadhuar në mendjen e vet
E kish zbukuruar në mijëra net larg saj.
Në një pik loti poshtë qerpikut, e gjitha ju tret
Dhe tani dukej si i zënë në faj.
Bastuni zu të dridhej, nga mungesa e peshës
Si një shkëmb pa gravitet, që në ajër rri
Kostumi ishte bosh, Ishte fshehur babai,
Nga frika se mos e merrje me vete përsëri.
Kujtojmë se Mero Baze është ndër gazetarët më të njohur të pas viteve ’90, edhe pse me arsimim larg gazetarisë. Ai ka përfunduar studimet për Gjeologji-Miniera, madje ka punuar gjeolog në fillimet e jetës post-universitare, duke kaluar me pas te e raportuara për t’u bërë ndër gazetarët më të njohur e gjithashtu analistët më të njohur.
Pos këtyre, ka dhe një sërë librash publicistikë, i fundit për Kosovën. /sarandacity.al/
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!