Nuk ka zgjatur shumë “lumturia” e nënë e bir, ku e para vodhi një shumë prej 150 mijë eurosh në familjen ku shërbente si pastruese e i dyti bënte qejfi me ato çfarë bleu me to, makina luksoze. Për më tepër, i riu Havier Dobi dhe ia bënte me dije publikut më rrjete llojin e jetës që bënte, tipike prej asaj tashmë të shndërruar në sëmundje vanitoze, duke pozuar me makina të shtrenjta me pamje prej garipi.
Kjo është idiotësia e parë, ngase kur ke vjedhur, së paku inteligjenca, edhe pse amorale, ta do të fshihesh, të hiqesh me jetë të thjeshtë e modeste.
Idiotësie e dytë, po aq e madhe gjithashtu sa e param është iluzioni i krijuar se me para të vjedhura do mund të shijosh jetën. Eshtë thjesht një iluzion, varet thjesht se sa zgjat, por ka një fund, siç dhe në këtë rast.
Tashmë radhën e ka ndëshkimi ligjor dhe (vetë)poshtërimi. Tashmë, si e ëma që vodhi, Rozeta Dobi 59 vjeçe, e si i biri fluturak nga mendte, do dëshironin që mos ndodhte, jo zbulimi i tyre por vjedhja e 150 mijë eurove. Ndaj, po të ishin të mençur, e sigurisht cipëpaplasur, nuk do e kishjin bërë.
Për ç’rast është fjala konkretisht:
Nënë e bir janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për vjedhjen e miliona lekëve dhe mijëra eurove në një shtëpi ku gruaja punonte si punonjëse mirëmbajtjeje.
Policia tha se ka sekuestruar mbi 8 milionë lekë të rinj të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i provave të siguruara falë një pune të mirëfilltë hetimore, trejavore, të realizuar me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar Inside. Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasve: Rozeta Dobi, 49 vjeçe dhe Havier Dobi, 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Tiranë”, tha policia.
Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin H. D. (djali i saj), ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në deklaratën policore.
Po si qe organizuar vjedhja?
Gruaja 49-vjeçare kishte sajuar një vjedhje të mundshme në shtëpinë ku shërbente, duke bërë rrëmujë gjithçka, gjasme e shkaktuar nga hajdutë. Por hetimet kanë zbuluar, falë idiotësisë së tyre që kanë rënë në sy për bërjën e parave të vjedhura “rrush e kumbulla” se janë ata autorët, nënë e bërë. /sarandacity.al/