Një vajzë 7-vjeçare në Luiziana u vra tragjikisht nga pitbulli i fqinjit që e sulmoi në oborrin e shtëpisë së saj.
Fatkeqja Sandy Davila ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së saj pasditen e së premtes kur pitbulli hyri në oborr dhe “e sulmoi me egërsi” siç thuhet në dosjen e çështjes.
Një anëtar i familjes së 7-vjeçares ka tentuar ta largojë pitbullin me shkop, por pa rezultat.
Sipas New York Post, 7-vjeçarja u dërgua në spital me plagë të shumta të shkaktuara nga pitbulli në fytyrë dhe kokë dhe ndërroi jetë pak më vonë.
“Fëmija im. Ajo ishte vetëm 7 vjeçe. Drita në zemrën time. Nuk ka fjalë për të përshkruar ndjenjat e mia. Familja jonë është e shkatërruar. Lutuni për ne. Lutuni që të ndiqen penalisht pronarët”, shkroi nëna e 7-vjeçares në FB.
“RIP e dashur Sandy Elizabeth. Ajo ishte 7 vjeçe dhe na e morën në mënyrën më brutale. Bota është një vend i dhunshëm. Ti ishe drita në zemrën time”, shprehu trishtimin me postimin e tij në Instagram, babai i 7-vjeçares.
Punonjësit e policisë që kanë mbërritur në shtëpinë e familjes së 7-vjeçares kanë gjetur pitbullin me gjak në kokë dhe në trup, ndërsa siç thuhet në shkresat e lëndës, në oborr është gjetur “një sasi e konsiderueshme gjaku”.
Në të njëjtën ditë, qeni është eutanizuar siç ka bërë të ditur një përfaqësues i komunës ku jetonte 7-vjeçarja fatkeqe.
Pronari i pitbullit, 20-vjeçari Eric Lopez, u tha oficerëve se ishte larg kur ndodhi tragjedia, duke pranuar se e kishte lënë të ecte nëpër lagje pa mbikëqyrje.
Në dosjen e çështjes thuhet se shtëpia e 20-vjeçarit ku banonte pitbulli ishte rreth 70 metra larg shtëpisë së Sandy-t, pa asnjë gardh.
Pronari i Pitbull u akuzua për vrasje nga pakujdesia për dështimin në frenimin e kafshës. /sarandacity.al/