Turizmi edhe gjatë vjeshtës së vitit që lamë pas, ka shënuar një ecuri pozitive, ku numri i vizitorëve në struktura akomoduese u rrit në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT, në muajin nëntor 2022 numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 13,5%, në krahasim me nëntor 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 11,8%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 15,2%.
Ndërsa numri i netëqëndrimeve nga rezident është rritur me 6,0% ndërsa numri i netëqëndrimeve nga jo-rezident ka rënë me 8,2%.
INSTAT vlerëson se gjatë muajit nëntor 2022, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 13,5%, krahasuar me nëntor 2021.
“Në muajin nëntor 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (53,4%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (65,7%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,1%). Rajoni qendër është më i preferuar përgjatë gjithë vitit në përgjithësi ku janë të vendosura Durrësi dhe Tirana. Në Durrës është pjesa më masive e turizmit të organizuar që zhvillohet prej vitesh”, thekson INSTAT. /atsh/