Është firmosur këtë të mërkurë marrëveshja e koalicionit për zgjedhjet lokale mes Partisë Demokratike dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ.
Vangjel Dule i PBDNJ-së, i çfaktorizuar politikisht nga Rama gjatë qeverisjes së këtij të fundit, ka lidhur një marrëveshje me Berishën për Lokalet e 14 majit, duke tentuar të rifutet në lojë për bashkitë minoritare në jug, duke shpresuar se kështu mund të rikthehet si faktor.
Dyshja theksoi se marrëveshja është një bashkim i forcave për t’u përballur dhe rrëzuar, sipas tyre, regjimin monist të Ramës.
Sipas marrëveshjes, PD pritet t’i japë PBDNJ-së përcaktimin e kandidatëve për bashkinë e Himarës, Finiqit dhe Dropullit.
“Shpreh kënaqësinë time dhe të PD-së për këtë marrëveshje me një aleat të hershëm të PD, me të cilin ne vendosim të bëjmë një betejë të përbashkët kundër monizmit të plotë…”, ishte mesazhi i Berishës. Në fakt, aleanca e tij me Dulen është e vonshme dhe jo e hershme, pasi PBDNJ tradicionalisht ka qenë në aleancë me PS-në.
Çarja e madhe dhe e pariparueshme mes tyre ndodhur në 2015-ën, gjatë Reformës Territoriale, pasi Dule nuk pranoi që Himara të bashkohej me Vranishtin lab në një bashki. sarandacity.al/