Sipas raportit të vitit të kaluar, banorët e 156 vendeve iu përgjigjën pyetjeve se si jetojnë dhe sa të kënaqur janë me jetën dhe disa nga faktorët e marrë parasysh janë mbështetja sociale, jetëgjatësia, bujaria, mungesa e korrupsionit.
Psikologu finlandez Frank Martela veçoi tre pika që ai beson se janë vendimtare që finlandezët të jenë të lumtur.
“Ata nuk e krahasojnë veten me fqinjët, iu interesojnë vetëm punët e tyre, kanë një shkallë të lartë besimi dhe respekti reciprok”, shtoi Martela.
Arsimi është falas dhe i detyrueshëm nga mosha 7 deri në 16 vjeç. Analfabetizmi është pothuajse inekzistent. Përveç arsimit të rregullt fillor dhe të mesëm, në Finlandë ka ende akademi popullore dhe institute të punëtorëve.
Shkollat për të rritur janë private, komunitare ose provinciale dhe mbështeten nga shteti. Ekziston edhe një sistem i shkollave të mesme të fokusuara si ato tregtare, artizanale, teknike, tregtare dhe bujqësore.
Instituti Finlandez i Arsimit të Lartë përfshin 13 universitete dhe disa kolegje dhe shkolla të trajnimit të mësuesve me një regjistrim vjetor prej 205,000 studentësh. Më i madhi është Universiteti i Helsinkit. /sarandacity.al/