“Ndoshta për herë të parë ka qenë një moment shumë i rëndë i vetes time kur unë mund të merrja vendime fatale për veten dhe kjo shfaqje më ka shpëtuar. Kjo shfaqje, ardhja e saj në dhomë dhe shkrimi. Mua më shpëtoi Sara (e bija), ardhja e saj në dhomë dhe të shkruarit.
Isha shumë e mërzitur, e përjashtuar të duket vetja e dështuar e pa zonja që po të shfrytëzojnë një botë e egër, për mua ishte një vetmi e tejskajshme e braktisur në të gjitha krahët. Nuk ia fal atyre që ma kanë bërë, asgjë nuk ndodh por nuk i fus dot në zemër ata njerëz dhe në hapësirën time atë njerëz që e kanë rritur atë frustrim dhe që e kanë shfrytëzuar veten time në ato momente të dobëta.
Qoftë edhe për të blerë për të rritur thashethemnajë, mua më ka shpëtuar ime bijë ndërsa procesimin e gjatë për me e ridasht jetën e ka bërë suksesi i kësaj shfaqjeje në të gjithë botën, shkela në skena të rëndësishme dhe u vlerësova. Kjo më dha forcën që ti vlen. Jeta ime është e lidhur fort me çdo gjë që e kam bërë sepse nuk më është ofruar e kam ndërtuar”, tha aktorja e njohur, e cila nga natyra është njeri me përjetime të fotrta emicionale.
Por si për ironi, edhe një ndër rolet e saj, ai që e bëri të njohur si aktore në fillimet e karrierës, ka një skenë tentative për vetëvrasje, me idenë për t’u hedhur nga tarraca e pallatit ku banonte. Kjo, te filmi “Një djalë dhe një vajzë”, roli i Anilës. Atë e shpëton i ati në momentet e fundit. /sarandacity.al/