Kryeministri Rama ofroi të tjera pamje nga Tuneli i Llogarasë, një vepër infrastrukturore e përmasës turistike, hapur pak ditë më parë.
Interesant se në sfond, nga kreu i qeverisë ëshët zgjedhur “Labëria” e Ponit, që në fakt do i shkonte më përshtat rrugës së re të Lumit të Vlorës, pasi Bregu mbetet me pikëpyetje edhe akademike nëse është apo jo Labëri.
Sipas asaj çfarë informon ATSH, gërmimet në tunelin e Llogorasë përfunduan në 31 janar, ndërsa në 1 qershor 2024 tuneli i Llogorasë do të jetë gati për qarkullimin e mjeteve.
Paralel me tunelin qendror ka edhe një tunel ndihmës që lidhet me të me 11 dalje, 5 për automjete dhe 6 për aksesin e këmbësorëve.
Lartësia e tunelit kryesor është 4.7 m dhe gjerësia 7.7 m, prej të cilave 1.7 metra janë trotuar për rastet e emergjencës dhe 6 m janë në dispozicion për t’u përdorur nga automjetet.
Puna për ndërtimin e tunelit të Llogorasë me gjatësi 5.9 kilometra ka nisur më 14 nëntor të vitit 2021.
Tuneli i Llogorasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës. Me një shpejtësi 50-80 km/orë, rruga do të përshkohet për 7-10 minuta.
Tuneli shmang Qafën piktoreske të Llogarasë, duke privuar udhëtarët nga përjetimi romantik i “të parit të detit nga qielli”, por duke u dhënë akses më të shpejtë drejt destinacioneve të Bregut, deri në pikën fundore, Sarandë e Ksamil. /sarandacity.al/