Një protestë e thirrur nga opozita Berisha-Meta, me shkas një thriller politik të pretenduar mes Ramës dhe një ish-agjenti të FBI-së, ku sipas narrativës opozitare të këtyre ditëve ata paskësh ideuar shuarjen e saj, ka patur si lajm vetëm paforcën e saj për të tronditur qeverisjen rozë, aq më pak për të rrëzuar Ramën.
I ashtuquajturi revolucion nga Berisha, me rekorde të premtuara pjesëmarrjeje në bulevard, në fund ka rezultuar një protestë rutinore.
“Ditë e madhe e siparit të revolucionit demokratik të përmbysjes së monizmit të dytë në Shqipëri. Është akti revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre, ndaj dhe sot për përmbysjen e monizmit dhe fitoren e demokracisë do të themi të vërtetat tona. Qëllimi i këtij revolucioni që nis sot më 11 shkurt është të mbrojmë të vërtetat dhe të bëjmë çdo sakrificë e përpjekje që ato të triumfojnë”, tha Berisha, duke pretenduar se revolucioni ka filluar tashmë.
Ndaj, ai u ndal në disa stacione të pushtetit socialist, duke dhënë përbetimet e radhës për rrëzimin e tij. Madje u ndal dhe te bunkeri i BunkArt-it, me një fjalmbajtje apo pozim politiko-heroik dhe aty.
Berisha tha se protesta revolucionare e tij do vijojë të hënën me rrethmin e Kuvendit. /sarandacity.al/