Saranda jonë turistike u zgjua me një shpërthim të egër tritoli, ku u hodh në erë një hotel në zonën me atraktive, para shëtitores, një pronë për të cilën ishin në konflikt dy palë.
Fjala është për një ndërtim që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh. Shpërthimi i fuqishëm ka bërë që objekti të shembet, ndërkohë që si pasojë janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve përreth. Më e rëndë akoma, imazhi i dëmtuar i qytetit, i cili është dhe në hartat turistike të rajonit.
E rëndë po ashtu kjo ngjarje pë rata dhjetra e dhjetra të huaj që kanë vendosur të jetojnë në Sarandë apo që e kanë sarandën në planet tyre për të jetuar.
Edhe në ngjarje që jo thjesht duhet hetuar, zbuluar autorët e dënuar, por që duhet të ndryshojë tërësisht qasjen e autoriteteve në mënyrën e zgjidhjes dhe trajtimit të konflikteve, të cilat çojnë një ngjarje të tilla me kosto të rënda për qytetin.
Njoftimi policor rreth ngjarjes:
Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.
Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.
Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.
Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli. /sarandacity.al/