Vrazhdësinë e protestës opozitare para parlamentit e “zbuti” prania e një kali të bardhë me një zot të së tij me qeleshe e kostum popullor, si dhe një flamur kombëtar rreth trupit.
Njeriu majë kalit, tha në nëj aksent të fortë verior se “du me i tregu Edi Ramës të vijë të na shikojë, ku jetojmë, pa asnjë punë. Unë i them Edi Ramës largohu, se boll ke ndejt”.
Ai ceku dhe çështjen e nxehtë të vulës së PD-së, e cila pritet të caktohet me vendim gjygjësor se kujt prej dy gjysmave të kësaj force i takon.
“I bëj thirrje të shkojë vula ku shkon populli. Alibeaj e Basha na kanë mashtruar e kanë dëmtuar opozitën”, tha kalorësi.
Prania dhe mesazhet e tij ishin risia argëtuese e protestës opozitare, udhëhequr nga dyshja Berisha-Meta, me fjalimet e tyre klishe dhe të mërzitshme. /sarandacity.al/