Ndërsa Berisha turfullon në lidhje me 3 marsin, ditën kur drejtësia do vendosë se kush është PD-ja zyrtare, Rithemelimi i tij apo ajo pjesë nën Alibeajn(ose krahu Basha), Alibeaj është treguar i qetë dhe me plot besimi se e drejta është në anën e tyre.
“Çdo të bëhet në datën 3? E drejta do të fitojë, ligji do të fitojë, kontributi do të fitojë, historia do të fitojë, e ardhmja e Partisë Demokratike do të fitojë.
Doni të dini për vendimin? As kanë të drejtë të shkonin ata në gjykatë, as kanë prova ata të shkonin në gjykatë”, theksoi njeriu që për nga profesioni është jurist.
Nga ana tjetër, Berisha po shkon në esktrem me deklarimet dhe paralajmërimet e tij nëse drejtësia s’ja jep atin vulën e PD-së, duke pretenduar, në stilin e tij politik, se vendimin e dikton vetë Rama.
Ndaj u përbetua për “luftë” atë ditë, nëse gjykata s’vendos si do donte ai. /sarandacity.al/