Deputeti i mazhorancës, Erion Braçe është treguar i ashpër ndaj gjykatësit që i ka dhënë lirinë njeriut që vrau tre gra në pak minuta e që po bëhej gati të vriste një të katërt, sipas vetë një dëshmie të tij, ndërkohë që më parë ka vrarë gruan e tij, si dhe ka përdhunuar kunatën.
Fjala është për serial killerin Dan Hutra, 40 vjeç, që paçka kësaj delikuence të provuar e të shtrirë në vite, gëzonte liri. Dhe, në liri morri dhe tre jetë.
Bracce drejtoi gishtin e akuzës ndaj Gerd Hoxhës, njeriu që e ka liruar monstrën Hutra.
“Lexoni çfarë ka thënë gjykatësi atje….Është një tmerr që ky njeriu ishte dënuar me 16 vite burg, shumë pak se ka vrarë gruan e tij vetëm 22 vjeçe. Ky njeriu ka pak klasë shkollë dhe kjo e bën të mos kuptojë rregullat dhe normat e familjes dhe shoqërisë, që ky njeri nuk ka kërcënuar, por ka kanosur me fjalë jo me vepra, thotë gjyqtari. Dhe ky gjyqtar e ka kaluar vetingun, dhe e ka kaluar me ndërhyrje edhe këtej edhe këtej, ky është problemi!” tha Braçe në parlament, duke iu referuar gjykatësit Hoxha.
Por konkretisht ccfarë thuhet në arsyet e lirimit? “Së pari, vepra është kryer me dashje nga i pandehuri, i shtyrë nga xhelozia, i pandehuri ka ndërmarrë veprime aktive, duke e kërcënuar (jo kanosur) me fjalë por, pa e goditur viktimën e pa i shkaktuar asaj dëmtime fizike; faktin se, i pandehuri e ka pranuar akuzën dhe ka shfaqur pendesë; faktin se Huta dhe viktima prisnin një fëmijë, ndaj të cilit i pandehuri ka detyrime themelore për rritje dhe edukim. Gjithashtu sipas gjyqtarit, autori ka një nënë te moshës 74 vjeçe, e cila vuan nga disa sëmundje dhe gjithashtu, kërkon kujdes shëndetësor të vazhdueshëm që mund të sigurohet nga i pandehuri”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Tiranës për arsyet e lirimit.
Pra, të gjitha këto kanë prevaluar mbi faktin se ai ishte një kriminel që nuk kërkonte asnjë lloj sforcoje për ta kuptuar se është i tillë. /sarandacity.al/