Janë identifikuar katër shqiptarët në mesin e viktimave nga aksidenti hekurudhor tragjik në Larisa të Greqisë, ku një tren me pasagjerë u përplas kokë më kokë me një tren mallrash.
Trupat e tyre janë identifikuar përmes ADN-së, të marrë nga të afërmit e tyre.
Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Ledio Ruci, 21-vjeçaren Klaudia Lata dhe 23-vjeçaren Efgjeni Micka. Më herët u konfirmua vdekja e 60-vjeçarit Pavlin Bozo nga Lushnja, i cili punonte prej 10 vitesh në bar/bufenë brenda në tren.
57 persona mbetën të vrarë dhe mbi 80 të plagosur nga aksidenti tragjik. Në spital po marrin trajtim 15 persona ku 6 prej tyre janë në gjende më të rëndë shëndetësore.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionin për heqjen e mbetjeve nga zona, megjithatë të gjithë trupat e pasagjerëve që raportohej se ishin në vagonat e para, janë gjetur.
Qeveria ia ka lënë fajit gabimit njerëzor, që sipas punëtorëve të hekurudhave ishte i pashmangshëm për shkak të mungesës së sistemeve të sigurisë dhe numrit të vogël të punëtorëve. /sarandacity.al/