Ish-drejtori më jetëgjatë i Butrintit, Auron Tare, njofton heqjen e Parkut famëmadh nga një vendndodhje greke, në versionin britanik, duke e zhvendosur atë atë aty ku është, në Shqipëri.
“Jam i lumtur të njoftoj vendimin sot të Muzeut Britanik për ndryshimin e emrit të vendndodhjes së Butrintit nga Buthrotum Epirus Greqi në Buthrotum Epirus Albania.
Muzeu Britanik reagoi shpejt pas një letre që i dërgova Drejtorit të Përgjithshëm për saktësinë e terminologjisë së përdorur për të përshkruar Butrintin si një qytet grek.
Falë kuratorit të Departamentit të Monedhave dhe Medaljeve në Muzeun Britanik, z. Tom Hockenhull u përgjigj me një term të saktë duke e vendosur saktë origjinën e koleksionit të monedhave që vjen nga Butrinti si Buthrotum, Epiri modern, Shqipëria”, shkruan njeriu që e futi Parkun më të famshëm arkeologjik të Shqipërisë në axhendat e interesit të turizmit botëror. /sarandacity.al/