Si çdo ditë shkon dhe blen bukën në dyqanin e lagjes. Nuk e vë re paketimin nga nxitimi, por kur ulesh në tavolinë dallon që mbi të është shkruar një mesazh me shkronja të zeza të dukshme.
Mesazhi ishte:
“Vota jote vlen po aq sa punët e shtëpisë”
“Fjalët i merr era, votën tënde jo”
“Gratë punojnë, gratë votojnë”
Por punët e shtëpisë janë çdo ditë, jo një herë në dy apo katër vite.
Po gratë që nuk punojnë a nuk duhet të votojnë?!
Kush e ka bërë këtë fushatë marketingu?
E gjejmë në fund të paketimit, Ambasada Suedeze në bashkëpunim me AWEN që ka si qëllim fuqizimin e gruas në Shqipëri dhe Qendra Tirana Art. /sarandacity.al/