Kreu i SPAK-ut u ankua së fundi se ata nuk kanë zyra të mjaftueshme për të punuar.
“Nuk kemi zyra për BKH-në, as për ekspërtët, por kemi një laborator digitial. Nuk kemi kushte të mira. Rrezikojmë provat digjitale është alarante. Mbajmë shumë prova në mjedise të kufizuara. Kemi deri në 6 hetues në një zyrë. Dhe nëse një duhet të bëjë marrje në pyetje, të tjerët duhet të dalin jashtë”, tha Altin Dumani, njeriu që drejton strukturën e frikshme ndëshkuese të krimit dhe korrupsionit shtetëror.
Pra, edhe pse me mbështetje të fortë amerikane, ata ankohen për kushte të papërshtatshme pune, minimalja në raport me maksimalen: sigurinë që u duhet ofruar, pasi mund të jenë shënjestra.
Për ironi, Dumani u vlerësua edhe ndërkombëtarisht në vetting për jetesën e thjeshtë, si njeri që banonte prej afro 25 vitesh në një banesë parafabrikat 70 metra katrorë.
Këtë ai e tha në raportin e tij në KLP këtë të enjte, duke bërë një analizë të problematikave të institucionit që drejton.
Dumani theksoi se një nga problematikat konsiston tek çështjet e mbartura, të cilave SPAK duhet t’u japë përgjigje. /sarandacity.al/