Rregullatori hekurudhor i Greqisë ka “prova të forta” se mjeshtri i stacionit i përfshirë në një aksident treni që vrau 57 persona, nuk mori trajnim “të duhur dhe gjithëpërfshirës” për detyrën e tij, duke detajuar hetimin pët aksidentin më vdekjeprurës të trenit në Larisa.
Policia ka arrestuar katër punëtorë hekurudhor, duke përfshirë një mjeshtër stacioni në detyrë, pasi një prokuror i akuzoi ata për ndërprerje të transportit publik që çoi në vdekjen e 57 personave në një përplasje ballore midis një treni pasagjerësh dhe mallrash në Greqinë qendrore më 28 shkurt, raporton Reuters.
Trajnimi i punëtorëve hekurudhor, i pamjaftueshëm
Duke folur për programin e trajnimit që kreu i stacionit të detyrës kaloi me punonjës të tjerë, Rregullatori tha se nuk u gjet asnjë provë për ofrimin e “trajnimit adekuat dhe gjithëpërfshirës teorik dhe në vendin e punës” siç kërkohet.
Në deklaratën e rregullatorit thuhet gjithashtu se bazuar në të dhënat e mbledhura deri më tani, ka “prova të forta” se trajnimi i dhënë personelit kryesor të hekurudhave ishte “i mangët dhe për rrjedhojë i pamjaftueshëm”.
Por agjencia greke e infrastrukturës hekurudhore OSE, e cila mbikëqyr programin e trajnimit, tha se do t’i përgjigjet me detaje kundërshtimeve të rregullatorit, së bashku me dokumentacionin. /sarandacity.,al/