Në prani të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe ministrit të Jashtëm Nikos Dendias u zhvillua të hënën në Zappeio hapja e ekspozitës së veprave të artit të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Duke përshëndetur homologun e tij shqiptar, Mitsotakis përmendi në mënyrë karakteristike se Edi Rama është këtu “si artist dhe jo si kryeministër”. Pas vizitës në ekspozitë, dy liderët kanë darkuar në Pallatin Maximos.
Edi Rama ka shfaqur edhe herë të tjera krijimet e tij artistike. Ekspozita e titulluar “Improvizimet” ka vepra dhe skulptura mikes, shkruan media athinjote.
Para inaugurimit dy kryeministrat patën një takim të shkurtër mes tyre.
Më herët, ministri i Jashtëm në deklaratën e tij i ishte referuar marrëdhënieve greko-turke.
“Jam plotësisht i vetëdijshëm për vështirësitë në marrëdhëniet greko-turke” dhe shtoi se “sido që ta shohësh, sot është një ditë shumë e rëndësishme. Dhe për ta kuptuar këtë, mjafton të mendojmë se ku ishim vetëm pak javë më parë”. /sarandacity.al/