Siç kryebashkiaku Gurma në Sarandë, edhe kolegia e tij në Delvinë, gjithashtu e parikandiduar, mësuesja Majlinda Qilimi, është treguar etike dhe korrekte politikisht në përcjelljen e një mesazhi, që, duhet thënë, mundet të mos reflektojë atë gjendje emocioniale jo të kënaqshme që mund të kenë të dy.
“Të dashur bashkëqytetarë!
Të dashur miq!
Permes këtij statusi dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë e njëkohësisht të falenderoj Partinë Socialiste dhe kryetarin e saj Z. Edi Rama për mundësinë që më dhanë per të qenë në krye e për t’u shërbyer banorëve të bashkisë Delvinë pergjatë këtij mandati!
Ka qenë një rrugëtim i ri për mua, një rrugëtim plot sfida e të papritura të cilat në bashkëpunim me faktorët qëndrorë e lokalë i kemi kapercyer me sukses.
Parimi i punës sime ka qenë shërbimi me përkushtim, ndershmëri, thjeshtësi e devotshmëri për të sjellë ndyshim e frymë qytetarie, duke u përpjekur e shfrytëzuar çdo mundësi që çon në përmirësimin e jetës së çdo banori në komunitet
e duke mos nënvlerësuar për asnjë çast besimin e dhënë nga Partia Socialiste.
Dëshiroj përzemërsisht t’i uroj suksese kandidatit të ri dhe njëkohësisht të shpreh besimin e plotë e të palëkundur se kandidatura e përzgjedhur nga familja jonë politike, do të vijojë të kryejë të tjera punë të mira për komunitetin duke sjellë risi, zhvillim e prosperitet në të gjitha fushat.
Suksese Besmir Veli!
Suksese Partia Socialiste Delvine!
Sërish, të gjithë së bashku do t’ia dalim!”, është mesazhi kortezial i kryebashkiakes Qilimi. /tesheshi.com/