Deputetja opozitare e Sarandës, Ina Zhupa, ka shprehur bindjen se PD-ja, një pjesë e saj në të cilën ajo është rreshtuar, krah Berishës, do dalë fituese në tre bashkitë e zonës së saj elektorale.
Në një status të orëve të fundit, ajo shkruan:
“Me kandidat dhe ekip model BASHKË FITOJMË SARANDËN, KONISPOLIN, FINIQIN!
Saranda nën drejtimin e Ardit Cikulit, Konispoli nën drejtimin e Fatmir Sheros dhe Finiqi nën drejtimin e Leonidha Kristos do ju kthehet qytetarëve dhe do menaxhohet me përgjegjësi.
Bashkë me ekipin politik Manjola Nikollo, Dhimitraq Lapa, Vasil Kajo, Kreshnik Bozo, Anila Lejmoni, Sytki Haxhi, Albert Jorgji, kryesite e degës PD, PL, PBDNJ, PDK dhe tre shtabet elektorale të kandidatëve, dy organizatat partnere FRPD dhe LDG, do jemi në çdo cep, në krye të punës për ndryshimin që duan qytetarët.
Ekipit i bashkohen zyrtarisht nga sot edhe ekipi i këshilltarëve bashkiak, me 70 personalitete, burra, gra, të rinj e të reja, përfaqësues të spikatur të qyteteve.
Drejt 14 Majit si një skuadër fituese! Ndryshimi është në duart tuaja!”.
Kujtojmë se znj. Zhupa qe filimisht e rreshtuar krah Basha e kritik me Berishën, në fazën e parë të krizës së partisë së saj, por më pas bëri një ndryshim të kursit të saj, duke kaluar te grupimi i Rithemelimt, apo ndryshe Foltores.
PD po shkon drejt zgjedhjeve të 14 majit me një ndarje të thellë brenda vetes, koha më e vështirë që po kalon që nga krijimi i saj.
Deri më tani, as perceptimi e as sondazhet nuk e nxjerrin fituese në sfidën elektorale të radhës. Kjo në tërësi, pasi në veçanti edhe mazhoranca pajtohet se do humbë disa bashki. /sarandacity.al/
buy priligy online usa DeltaEF1 is a transcriptional repressor of E cadherin and regulates epithelial plasticity in breast cancer cells