Pagat e mësuesve të 9-vjeçares do afrohen te 1 milion, ndërsa për ata të ciklit të mesëm, do e kalojnë këtë shifër.
Kjo do ndodhë në 2024, sipas asaj çfarë tha së fundi i pari i qeverisë në kuadër të fushatë për nxitje të rritjes së pagave në privat, ku vetë qeveria do japë shembullin e saj.
“Në hapin tjetër që do të thotë vitin e ardhshëm, paga juaj do të kapërcejë në një tjetër nivel.
Pra nëse sot që flasim rritja mujore do të jetë mes 3500 për mësuesit e shkollës 9-vjecare, 3843 për të mesme dhe deri në 5800 për drejtuesit që të bërtasin më shumë, tek rritja e përgjithshme, mësuesit në shkollën 9-vjecare do të kenë një pagë 95.550.
Mësuesit në shkollën e mesme do e kenë 106800 lekë. Këto janë bazat pastaj ka sipas vjetërsisë e kualifikimeve që variojnë por ky është niveli i pagës së mësuesve”, tha Rama gjatë një vizitë në një ambient arsimor.
“Plani do paraqitet publikisht dhe sipas kategorive do të bëhet në këto faza dhe i gjithë do bëhet nga prilli në prill”, theksoi ai. /sarandacity.al/