PS hapi fushatën për Lokalet e 14 majit në një formë allasoj, te lulishtja pas monumentit të Skënderbeut në qendër të Tiranë, duke mbjellë 61 pemë, aq sa bashki janë dhe ku Rama pozoi me të gjithë kandidatët.
U prezantua gjithashtu dhe sllogani: “Kurrë pas, përpara”. Kreu i mazhorancës zgjodhi dhe slloganin e opozitës, dyshes Berisha-Meta.
“Ata janë i mbyturi që të mbyt dhe slogani i vërtetë i tyre është ‘Pas nesh le të bëhet qameti’. Ata duan të marrin peng sa më shumë bashki e shqiptarë, për t’i thënë botës se pa negociuar me ta nuk bashkëpunoni dot me Shqipërinë, për t’u mbrojtur nga drejtësia, duke e thirrur Shqipërinë mbrapsht në kapitullin e zymtë të halleve personale.
Nuk kam asnjë këshill për njerëzit e zakonshëm që janë të lidhur me termin demokrat, përveç që mos e lidhni fatin e qyteteve, kopshteve, pastërtisë me dy hije të së kaluarës që rrezikojnë t’iu ndajnë nga treni i zhvillimit kombëtar dhe t’iu kthejnë mbrapa si mish për top të luftës së tyre me mullinjtë e erës”, tha Rama.
Ky i fundit ironizoi dhe kandidatin opozitar përballë Veliajt, që për ironi është njëherësh dhëndëri i mikut dhe njerit të afërt të tij në vitet e qeverisjes, Artan Shkreli.
“Këtë herë i kanë gjeur një kandidat që duket sikur ka humbur firzamonikën.
Kur thotë se do të bëjë transport publik falas, mua më duket sikur thotë po ma gjetët firzamonikën unë do iu bëj një xhiro pa lekë”, tha Rama, ku me firzamonikë ka patur parasysh jo instrumentin e njohur muzikor por ish-autobusët firzamonikë të dikurshënm. /sarandacity.al/