Josif Papagjoni, një prej saranditëve më të njohur të pjacës së mendimit kulturor shqiptar, kritik i njohur arti, promovoi librin e tij të disatë, mes afro 30 sosh, dedikuar tërësisht Sarandës.
“Qytetit të Lindjes – Saranda”, titullohet libri me mbi 500 faqe, brenda të cilit është një histori e qytetit, me personazhe të zgjedhur nga disa fusha, si dhe me qasje për të djeshmen e të sotmen e Sarandës.
Papagjoni luan me fabulën e bletës në libër, duke vënë veten në rolin e kësaj krijese ndër më të mrekullueshmet e botë së gjallë, ku duke bredhur lule më lule për nektar, ofron më pas mjaltin e magjishëm në shije e dobi. Kështu dhe autori, ofron këtë libër për bashkëqyetarët e tij e jo vetëm, pasi ka thithir nektarin e luleve të qytetit, njerëzve të saj në vite, realiteteve të mrekullueshme të një kohe të shkuar, për t’u lënë brezave mjaltin e një kujtese për atë se çfarë ishte e si duhet të jetë Saranda.
Kryebashkiaku Gurma, kontribues institucional në financimin e librit, shkruan:
“Në promovimin e librit ‘Qytetit tim të lindjes-SARANDA’, të Prof.Dr. Josif Papagjoni, me njerëz të letrave, intelektualë dhe qytetarë të thjeshtë, për të prekur nga afër përjetimet, kujtimet mbresat e nostalgjitë e autorit të kësaj antologjie të qytetit tonë.
Faleminderit i shtrenjti Josif, që na bën të përjetojmë emocione e ndjesi pozitive”. /sarandacity.al/