Greqia po i merr Shqipërisë edhe kamerierët e banakierët. Në prag të sezonit veror, vendi ka nevojë për mbi 25 mijë punonjës dhe shifra rrezikon të zgjerohet.
“Greqia po kërkon punonjës, ka nxjerrë dhe një rregull që i paguan kamerierët me 1000 euro, i paguan dhe sigurimet gjatë kohës së punës dhe pajisen me leje provizore, leje qëndrimi. Dhe kjo ndodh vetëm me një kontratë pune dhe është joshëse për të lënë Shqipërinë”, thuhet nga Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar.
Përfaqësues nga sektori kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të mos rrezikuar që sezoni veror të kërcënohet edhe nga mungesa e punonjësve. /A2CNN/