Kjo e dielë në Sarandë ishte prej atyre ditëve që vërtet na kujtuan se është fundprill e jo janar e shkurt, prej një lloj dimri të zgjatur kësaj pranvere.
Ndihej kjo te shëtitorja e gumëzhueshme, përfshirë dhe plot turistë, si dhe te plazhet jo më të shkreta por me ca ndoca plazhistë si të qe sezon vere.
Një mot i ngrohtë përçohej kësisoj te energjia e shtuar urbane, çfarë është karakteristike për një qytet që nis e del nga “mërzia” dimërore, me përpara një sezon që e shndërron në qendër turizmi mbarëshqiptar e më tutje, duke ia dyfishuar banorët.
Jo vetëm kaq: Saranda po bëhet qytet i preferueshëm nga shumë të huaj për të jetuar këtu. Nëse doni ta vëreni këtë, e hasni te shumë sosh që shëtisin rrugëve me karroca foshnjash, çfarë do të thotë se vitet pasuese do kemi dhe fëmijë sarandiotë me prejardhje nga mos në botë. /sarandacity.al/