Siç para disa muajsh në Sarandë, ku në rrjtetat e peshkatërëve të qytetit ra dhe një peshkaqen, kjo kafshë e frikshme detare është shfaqur dhe në bregdetin e Vlorës.
Fjala është për një peshkaqen dhelpër, i quajtur në gjuhën shkencore “Alopias vulpinus”. Peshkaqeni është marrë dhe dërguar në laborator ku do të kryhet studimi dhe më pas do të balsamoset.
Shkencërisht thuhet se peshkaqeni i këtij lloji është i rrallë në ujërat e detit Mesdhe. “Alopias vulpinus” është një specie e radhë në ujërat tona, por jo kërcënuese për jetën e qytetarëve pasi ata nuk kanë sjelle agresive ndaj njerëzve.
Kjo madje e bën dhe të ngrënshëm mishin e këtij peshkaqeni. Në rastin e Sarandës, ai u ble pikërisht për t’u servirur si kualitet i veçantë mishi peshku. /sarandacity.al/