Në një takimin elektoral që kandidatja socialiste Anila Denaj bëri në fshatin Shelegar, u kërkua nga banorët e fshatit pastrimi i kanaleve vaditëse që sjellin ujë në këtë fshat për vaditjen e tokave.
Në këtë takim ishte i pranishëm dhe kryetari i Bashkisë Adrian Gurma, i cili iu premtoi banorëve se këtij problemi do t’i jepej një zgjidhje sa më shpejt të qe e mundur.
Ndaj, menjëherë më pas nisi proçesi i pastrimit të kanaleve vaditëse që do të furnizojnë këtë fshat me ujë, e për rrjedhojë do t’i ndihmojë ata për të kryer vaditjen e tokave bujqësore, shfrytëzimi i të cilave është një burim kryesor të ardhurash për këtë fshat.
Drejtoria e Bujqësisë, Pyjeve dhe Kullotave është përgjegjëse për pastrimin e këtyre kanaleve vaditëse dhe kulluese. Kjo është një ndërhyrje e domosdoshme që duhet kryer çdo vit por hera e fundit që është bërë ky proçes ka qenë para 2 vitesh në kohën e zgjedhjeve vendore e me sa duket e ndjek i njëjti fat dhe këtë vit. /sarandacity.al/
https://youtu.be/KmDPLhKhvpo