Kandidati i PS-së dhe njëkohësisht kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ka publikuar detaje nga projekti më i ri për ta kthyer Pilurin në pikën më atraktive të rivierës shqiptare.
Kujtojmë me këtë rast se nga ky fshat ka një komunitet me peshë në jetën e Sarandës.
“Ballkoni i Mesdheut për ta kthyer Pilurin në pikën më atraktive të Rivierës shqiptare.
Projekti më i ri, i cili pas rikualifikimit urban të qendrës së fshatit, rrugës së re Himarë-Pilur që ndërtuam pas një dekade lëngimi nga harresa dhe mungesa e vëmendjes për resurset që ofron ky fshat, nga më të bukurit në Mesdhe.
Rindërtimi i shtëpive karakteristike hyn në programin tonë për rikthimin e pilurjotëve, zot të vendit të tyre të bekuar!
Ndaj, edhe Piluri na do dhe na mbështet me votë sa herë që në Himare ka zgjedhje! Sepse ne nuk punojme për t’i ndarë pilurjotët në ata të këtyre dhe të atyre”, shkruan Goro. /sarandacity.al/