Është e vërtetë se Yuri Kim ka blerë prona në Shqipëri, më saktë në Sarandë, siç pretendon e akuzon Berisha, por nuk është fjala për ambasadoren amerikane.
Kjo është thënë nga Rama, i cili në këtë rast ka bërë avokaten e gruas që përfaqëson SHBA-në në Tiranë.
“Është një Yuri Kim që ka blerë prona në Shqipëri, por nuk është ambasadorja amerikane. Është një shtetas ukrainas Yuri Kim, gruaja quhet Marina Kim. Ky çift ka blerë prona në Sarandë”, tha Rama në një intervistë televizive, ku destrukutoi një prej akuzave të Berishës karshi kryebashkiakut Veliaj për lidhje të të këtij të fundit me iranianët.
“Paraqet para publikut foton e një kitaristi të huaj sikur është Erion Veliaj dhe akuzon këtë të fundit se ka qenë në Iran ku ka bërë afera për të marrë para për inceneratorët. Thotë ma kanë thënë shërbimet sekrete, ndërkohë që ai është kitarist i cili ka kënduar në kohën kur Erion Veliaj ishte dy vjeç”, tha Rama. /sarandacity.al/