Nuk ka asnjë befasi në Sarandë: Oltion Çaçi do jetë kreu i ri i Bashkisë, duke zëvëndësuar Adrian Gurman; një biznesmen pra që pason një mjek, i pari i këtij modeli në krye të Sarandës.
Fitorja e Olti Çaçit nuk është diskutuar për asnjë moment, paçka precedentit “Gjergji Mërkuri”, i cili nga ana e tij ka dalë i treti pas Ardit Cikulit.
Rezultati konkret:
Oltion Çaçi, PS, 15.075 vota
Ardit Cikuli, BF, 7.909 vota
Gjergji Mërkuri, i pavarur, 1480 vota
Skënder Muço, PD, 669 vota
Gjithashtu PS ka fituar dhe Delvinën, Konispolin dhe Finiqin.
Nga ana tjetër, një zhvillim krejt ndryshe në Himarë, ku fitues, me nje diferencë të vogël votash, ka dalë fitues Fredi Beleri. /sarandacity.al/