Detajet e mbytjes së Titanikut si kurrë më parë janë zbuluar nga skanimi i parë dixhital i të gjithë mbytjes së famshme, krijuar nga një kompani e specializuar hartografike.
Tani, adhuruesit e historisë së Titanikut mund të bëjnë një “turne” 3D të anijes që u mbyt në 1912, duke vrarë më shumë se 1,500 njerëz, përmes një videoje të zhvilluar nga më shumë se 700,000 imazhe të marra nga çdo kënd i anijes.
Paraqitja 3D e tregon anijen sikur të ishte në tokë, duke u dhënë njerëzve akses vizual unik në detaje të tilla si dhoma e radios dhe numri serial në helikë.
Ky besohet të jetë “vështrimi i parë i paanshëm” në mbytjen e Titanikut, në tërësinë e tij, dhe bazohet në fakte të qarta.
Skanimi u krye nga kompania e hartave në det të thellë Magellan Ltd dhe Atlantic Productions, e cila po bën gjithashtu një dokumentar për projektin.
Robotët nënujorë të kontrolluar nga ekipet e specializuara kaluan 200 orë “të vështira” duke hartuar gjatësinë dhe gjerësinë e rrënojave, e cila shtrihet në dy seksione në Oqeanin Atlantik në brigjet e Kanadasë.
Historianët shpresojnë që skanimi dixhital i Titanikut do të sigurojë njohuri të reja për saktësisht se çfarë ndodhi në natën fatale të 14 prillit.
'We now have every rivet of the Titanic'
Andrew Geffen from Atlantic Productions spoke to #BBCBreakfast after about the first full-sized digital scan of the Titanic which has been created using deep-sea mapping.https://t.co/DZyzkoSRd7 pic.twitter.com/jCveKN0Zxf
— BBC Breakfast (@BBCBreakfast) May 17, 2023
Shefi ekzekutiv i Atlantic Productions, Andrew Geffen, i tha BBC-së: “Ekplorimues të mëdhenj kanë zbritur në Titanikun… por ata në fakt shkuan me kamera me rezolucion shumë të ulët dhe mund të spekulonin vetëm për atë që ndodhi. Tani kemi çdo pjesë të Titanikut përpara nesh, çdo detaj, kështu që për herë të parë mund të shohim vërtet se çfarë ka ndodhur dhe të përdorim të dhëna të vërteta shkencore. Do të duhet shumë kohë për të kaluar nëpër të gjitha këto detaje, por javë pas jave do të ketë gjetje të reja”.
Mbeturinat e Titanikut shtrihen në një thellësi prej rreth 12.500 këmbësh (3.800 metra), rreth 370 milje detare larg brigjeve të ishullit kanadez të Newfoundland.
Anija u mbyt pasi goditi një ajsberg në udhëtimin e saj të parë nga Southampton në New York në prill 1912. /sarandacity.al/