Dihet se në Turqi, konkretisht në Çanakala, ekziston një krijim prej druri që i referohet “Kalit të Trojës” të përdorur nga Homeri në Iliadë për pushtimin e Trojës nga grekët.
Struktura prej druri që ka qenë aty që nga viti 1974 tani po rikonstruktohet me vendim të Ministrisë së Kulturës turke. Vizitorët, të cilët hyjnë në kalin e drurit të bërë me dru pishe, kanë mundësinë të kuptojnë më mirë trukun luftarak të Odiseut.
Pjesët e kalit të drunjtë që ishin konsumuar me kalimin e kohës nisën të rinovoheshin nga autoritetet turke të Bursës në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Kali prej druri është planifikuar të rihapet për vizitorët muajin e ardhshëm pas restaurimit.
Kreu i delegacionit të gërmimeve të qytetit antik të Trojës dhe profesor i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Sociale të Universitetit të Çanakkalasë, Dr. Rüstem Aslan tha për Anadolu Agency se Kali i Trojës është një simbol shumë i rëndësishëm për arkeologjinë botërore. /sarandacity.al/