Ish-ministri i Rendit Saimir Tahiri u lirua këtë të premte nga burgu me vendim të Gjykatës së Elbasanit.
Gjyqtarja Matilda Fetahu ka pranuar kërkesën e prokurorisë për rrethana lehtësuese familjare ndaj Tahirit, nën argumentin se atij i duhej të kujdesej për fëmijët e mitur për shkak të problemeve shëndetësore të bashkëshortes.
Kjo pasi në prokurori janë paraqitur dy akt-ekspertiza mjekësore të cila konfirmojnë gjendjen e saj.
Tashmë, me këtë vendim Tahiri do të duhet ta vuajë pjesën e mbetur të dënimit prej 1.8 vite në banesë.
Nga ana tjetër, beteja ligjore vijon, pasi SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon dimin e ish-ministrit për “Trafik droge” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.
Ish-ministri Tahiri, një prej figurave kryesore të mazhorancës socialiste, u dënua më 4 shkurt të vitit 2022 me 5 vite burg për ‘Shpërdorim detyre”, por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj.
Ai ishte ndër ministrat më të sulmuar në mandatin e parë të Ramës, njëherësh ndër më të fuqishmit, por në mandatin e dytë, pak pasi nisi qeverisja ku ai nuk ishte më ministër, erdhi rënia e madhe deri në shkuarjen drejt qelisë.
Kujtojmë se gjatë kohës së burgut, Saimit Tahiri humbi të atin, për shkak të të cilit doli nga qelia disa orë për ta përcjellë në banesën e fundit. /sarandacity.al/