Gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Delvinë, kryetarja e Bashkisë Majlinda Qilimi, së bashku me inxhinierin përgjegjës prezantoi projektin e furnizimit me ujë të qytetit.
Ky projekt mbulon rreth 10 mijë banorë të Delvinës. Për ta realizuar, janë shtruar rreth 24 km rrjet bashkë me lidhjet familjare.
Punimet janë pothuajse gati, projekti është realizuar 75% dhe ka ngelur vetëm një lagje pa u pajisur me rrjetin e duhur për t’u furnizuar me ujë.
Anila Denaj, kandidatja e PS-së ka inspektuar punimet për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Vanë në Delvinë e shoqëruar nga Majlinda Qilimi.
“90 Familje do të furnizohen me ujë të pijshëm, duke zgjidhur kështu përfundimisht këtë problem”, është shprehur Denaj pas këtij inspektimi. /sarandacity.al/