Në 24 orët e fundit, vetëm Saranda ka regjistruar dy raste infektimi me COVID, ndërsa në Konispol, Delvinë, Finiq dhe Himarë nuk ka asnjë të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
Telefononi në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. /sarandacity.al/